RIKTHIMI

SPAL i Etrit Berishës nuk del në stërvitje
2 May, 2020 @1:32
Skuadra e SPAL-it ku mbron portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, ka marrë vendim që të mos dalë në stërvitje të hënën më 4 maj, përkundër se kanë marrë leje nga regjioni i Emilia - Romagnas për këtë.
Të njëjtën si SPAL e ka bërë edhe Parma e Kastriot Dërmakut, ndërsa Bologna pritet të nis stërvitjet, bën të ditur Foot Italia sonte.
Qeveria italiane në javën që po e lëmë pas ka bërë të ditur se sportet kolektive, duke respektuar masat e shtetit, mund të dalin në stërvitje.
Napoli ndërkaq, ka bërë të ditur se do të rifillojnë me stërvitje të ekipit më 4 maj, pasi që regjioni i Campagnas ka dhënë dritë të gjelbër për një gjë të tillë.
Italia është shteti më i prekur nga pandemia COVID-19 në Evropë. Klubet profesionale të futbollit aty kanë vendosur që të çojnë stinorin deri në fund, në fushë të lojës, pa prani të tifozëve duke respektuar masat për mbrojtje nga pandemia.