Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ÇEREKFINALJA E PARË

Spanja-Gjermania, formacionet e mundshme dhe të dhëna para ndeshjes

Spanja-Gjermania, formacionet e mundshme dhe të dhëna para ndeshjes


5 July, 2024 @14:38

Përballja e orës 18:00 sonte, ndërmjet Spanjës dhe Gjermanisë është çerekfinalja e parë e EUROs, ndërsa konsiderohet si duel gjigand pasi që takohen dy skuadra në formë si dhe fituesit më të shpeshtë të evropianëve në histori (nga 3).

Sonte njëra do ta ndalë tjetrën nga trofeu i katërt dhe do të shpresojë te e katërta. Gjithashtu, skuadrat kanë më së shumti tentime në kornizë porte nga të tjerët, që e bën edhe më interesant duelin dhe të paparashikueshëm.

SI ARRITËN NË ÇEREKFINALE?

Spanja kryesoi Grupin B, me të gjitha fitore dhe pa pranuar gol, pasi që kaloi Kroacinë 3-0, Italinë 1-0 dhe Shqipërinë 1-0. Në të tetën e finales pas golit të pranuar të befasishëm, mposhti lehtë Gjeorgjinë 4-1.

SKEMA DREJT FINALES

Gjermania e nisi perfekt kampionatin me fitore 5-1 ndaj Skocisë në Grupin A, mposhti edhe Hungarinë 2-0 për të siguruar kualifikimin, por u ndalë nga Zvicra 1-1 për të dalë si i dyti nga Grupi A. Në të tetën e finales me golat e shënuar në pjesë të dytë kaloi Danimarkën.

11-shet E MUNDSHME:

Spanja: Unai Simón; Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella; Pedri, Rodri, Fabián Ruiz; Yamal, Morata, Williams.
Mungojnë në ndeshjen tjetër nëse marrin kartonë të verdhë: Carvajal, Le Normand, Morata, Vivian.

Gjermania: Neuer; Kimmich, Rüdiger, Tah, Raum; Andrich, Kroos; Musiala, Gündoğan, Wirtz; Havertz.
Mungojnë në ndeshjen tjetër nëse marrin kartonë të verdhë: Andrich, Mittelstädt, Rüdiger.

RRUGËTIMI DREJT FINALES

STADIUMI:

Dueli nis në ora 18:00 në Stuttgart në “Stuttgart Arena”, ndërsa fituesi i ndeshjes siguron gjysmëfinalen ndaj fituesit të duelit Portugalia-Franca.


 
Të gjitha lajmet nga