SHKARKOHET
Real Madrid lë Spanjën pa selektor
13 June, 2018 @12:40
Një ditë para fillimit të Kupës së Botës, Spanja e shkarkoi trajnerin Julen Lopetegui.
Lopetegui, kishte arritur marrëveshje me skuadrën e Real Madridit, derisa kjo ishte arsyeja e shkarkimit të tij.
Kryetari i federatës spanjolle, Luis Rubiales në lidhje me këtë ka thënë:
“Real Madridi po kërkon një trajner shumë të mirë, këtë e kuptoj, por kombëtarja është e Spanjës dhe gjërat nuk shkojnë kështu. Lopetegui pa informatën tonë ka nënshkruar me Madridin, ishte një trajner shumë i mirë, po kështu duhet të veprojmë”.
Spanja e kishte vazhduar kontratën e Lopeteguit deri në vitin 2020.