MARCA
Spanja sot e pranon Kosovën
31 March, 2021 @10:55
Data 31 mars 2021 do të jetë historike edhe për Spanjën, ka shkruar Marca sot në numrin e saj artikullin e nënshkruar nga Miguel Angel Lara.
Që në mëngjes, Marca ka aguar me titullin Spanja pranon sot Kosovën. Rivali i ri i Spanjës në futboll - Kosova.
TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE
“Futbolli është aq i madh, sa që FIFA ka regjistruar 211 kombe, ndërsa Kombet e Bashkuara 193 shtete. E për shkak të kësaj, Spanja luan lojë historike sot, ndaj një kundërshtari të pa-pranuar nga Qeveria.”
“Sonte në La Cartuja, ndeshja do të luhet sipas rregullave të FIFAs dhe UEFAs, që ndodhin zakonisht nëpër duele mes të të gjitha shteteve,” ka shtuar ndër të tjera Marca.