Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI - VUSHTRRIA

Spetakël në Suharekë, pikët e plota Ballkanit

Spetakël në Suharekë, pikët e plota Ballkanit


23 September, 2019 @17:00

Me plot 7 gola të shënuar u mbyll ndeshja e luajtur sot mes Ballkanit dhe Vushtrrisë në Suharekë, e në fund fitores iu gëzuan vendasit, të cilët takimin e mbyllën me rezultatin përfundimtar 5-2.

Visar Berisha (15’, 60’), Arbër Hoxha (48’ 70’) dhe Ermal Krasniqi (89’) ishin golashënuesit e vendasve sot, derisa mysafirët në lojë u mbajtën me golat e Drilon Fazliut (40’) dhe Henrique De Paula (85’), por kjo nuk mjaftoi që të largoheshin me pikë nga fusha, me Ballkanin që sot ishte tejet sulmues dhe agresiv.

TABELA AKTUALE

Kjo fitore bën që ecuria e mirë e Ballkanit në këtë fillim sezoni të vazhdojë, kurse Vushtrria momentalisht është e parafundit me 5 pikë.

Xhiron e ardhshme, Ballkani i shkon Drenicës, kurse Vushtrria e pret Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga