Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LETRA E MINISTRIT

Sporti në Itali të përgatitet për datën 4 maj

Sporti në Itali të përgatitet për datën 4 maj


10 April, 2020 @21:53

Pas deklarimit të kryeministrit italian Giuseppe Conte sonte se masat e karantinës në Itali do të vazhdojnë deri më 3 maj, Ministri Vincenzo Spadafora ka bërë të ditur se aktivitetet sportive në Itali do të mund të vazhdojnë më 4 maj!

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Spodafora, i ka shkruar letër kryetarëve të Komiteteve Olimpike dhe Paralimpike të Italisë, duke lënë të kuptohet se që të nesërmen e 3 majit të gjitha klubet sportive do të mund të vazhdojnë me stërvitje.

“Kërkoj nga ju që të riaktivizoni Federatat dhe subjektet tjera sportive që rikthimi në stërvitje dhe aktivitete të bëhet me sa duket që nga 4 maji, në pajtim të plotë me kërkesat e sigurisë, që do të përcaktohen nga marrëveshja me autoritetet shëndetësore dhe shkencore,” ka shkruar Spadafora. (burimi: footitalia)


 
Të gjitha lajmet nga Serie A