Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NUMRAT

Statistikat e deritashme Prishtina-Drenica

Foto: prishtinafc.com

Statistikat e deritashme Prishtina-Drenica


Teksti: prishtinafc.com

2 June, 2020 @15:50

Me ndeshjen gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës, rifillon sërish futbolli.

Është kjo ndeshja e parë e gjysmëfinales dhe ku Prishtina konsiderohet favorit. Por, sa ka lënë pasoja pauza e gjatë, se sa ia kanë dal të përgatiten skuadrat në këtë periudhë, mbetët të shihet në fushën e blertë të “Fadil Vokrrit” nga ora 18:00.

Prishtina dhe Drenica në këtë edicion janë takuar në dy ndeshje kampionale, 0:0 në Prishtinë dhe 3:1 fituan bardhekaltrit në “Bajram Aliu” të Skënderajt.

Prishtina dhe Drenica nga viti 2000 kur “kuqezinjtë” u inkuadruan në Superligë janë ndeshur plot 54 herë dhe me bilanc pozitiv për Prishtinën me 27 fitore, 11 barazime dhe 16 fitore për drenicasit. Prishtina na goldallimin +30, 80:50.

Prishtina në 6 ndeshjet e fundit përball Drenicës ka fituar pesë ndeshje me goldallim, 7:2.

Prishtina dhe Drenica deri më tanë në kuadër të Kupës është ndeshur dy herë me Drenicën dhe që të dyja i ka fituar vetëm pas ekzekutimit të penalltive, në finale të Kupës më 2006 dhe në edicionin e kaluar në të gjashtëmbëdhjetën e finales në Skenderaj.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga