ZHDRELLA
Stinori të kurorëzohet me trofe
23 July, 2014 @8:29
Mesfushori ofanziv, Mentor Zhdrella, dje është prezentuar edhe zyrtarisht si lojtar i ri i Prishtinës.
Zhdrella 25 vjeçar deri më tani ka fituar çdo trofe të mundshëm në Kosovë me ekipet tjera ku ka luajtur, derisa muaj më parë kaloi te Partizani i Tiranës, por…
“Sa kam qëndruar te Partizani kam kaluar shumë mirë. Por për shkaqe personale jam kthyer në vendlindje,” ka thënë Zhdrella njofton faqja zyrtare e Prishtinës.
Ai është shprehur të jetë i kënaqur me bardhekaltërit dhe ekipin që ka gjetur aty.
“Prishtina është klubi më i madh në vend dhe është normale të jem pjesë e saj. Grumbulli i futbollistëve është cilësor dhe do të jemi skuadër shumë e fortë, e shpresoj të kurorëzojmë këtë stinor me trofe,” ka thënë më tej ish lojtari i 2 Korrikut, Hysit dhe Dritës, Zhdrella.
Katër herë futbollisti i vitit në Kosovës, Mentor Zhdrella, ka nënshkruar kontratë një vjeçare me skuadrën prishtinase, që nis edicionin e ri me trajnerin e ri - Bylbyl Sokoli.