DUELI FERRONIKELI-HAJVALIA

BOROZANI/D.S.
Stinori vjeshtor mbyllet në Pejë
30 November, 2015 @15:47
Ndeshja e fundit e stinorit vjeshtor të Superligës ndërmjet Ferronikelit dhe Hajvalisë zhvillohet në stadiumin “Shahin Haxhiislami” të Pejës ka bërë të ditur sot Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një njoftimi, transmeton faqja zyrtare e Hajvalisë sot.
Ferronikeli është i pari në tabelë aktualisht, derisa Hajvalia është në pozitën e tretë.
Ferronikelit iu suspendua stadiumi “Rexhep Rexhepi” në Drenas, pas ndeshjes me Gjilanin, ku pati lëshim sigurie.
Ndeshja, që do të vendos kampionin vjeshtor të Superligës, luhet të mërkurën me fillim prej orës 13.