Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LUFTË ITALIANE NË IRAN

Stramaccioni më afër se De Biasi

Stramaccioni më afër se De Biasi


29 April, 2020 @14:35

Ish trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni, raportohet të jetë shumë afër nënshkrimit të marrëveshjes me Federatën iraniane të futbollit për postin e selektorit të këtij vendi.

I konfirmuar në bisedime me Federatën në fjalë ka qenë edhe ish trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, por si duket Stramaccioni po avancon në marrjen e postit, njofton Sky Sporti italian.

Stramaccioni 44 vjeç ka punuar edhe më parë në Iran, duke drejtuar skuadrën e Esteghlalit prej qershorit deri në dhjetor të vitit 2019. Strama njihet si trajner që udhëton shpesh, pasi që shpesh ka bërë të detyra jo të gjata me periudhë, duke drejtuar më parë edhe Panathinaikosin e Spartën e Pragës.

Irani ka pasur dy ndeshje të aranzhuara për muajin mars 2020 ndaj Hong Kongut dhe Kamboxhës, që janë shtyer për shkak të pandemisë COVID-19.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A