MITROVICË

Suada Jashari largohet nga KFF Mitrovica
28 September, 2021 @8:49
Trajnerja e deritashme e klubit të pakonkurrencë në futbollin e femrave, ka dhënë dorëheqje, duke u larguar nga posti i saj.
Suada Jashari është larguar nga posti i saj pasi që ka pasur mosmarrëveshje me drejtuesit e klubit.
“Arsyet janë mosmarrëveshjet e shumta që i krijoi drejtori i këtij ekipi ndaj meje e që u bënë edhe mosmarrëveshje në mes të drejtuesve në mes vete ku faktori kryesor isha unë. Prandaj e shoh si të arsyeshme qe unë të tërhiqem për hirë të djersës që kam derdh tash 4 vite aty si lojtare dhe 7 muaj si trajnere. Kam shumë për të thënë por nuk dua të prononcohem më shumë për respekt te punës që kam bëre aty, për respekt të vajzave të ekipit dhe të kryetarit Hajrullah Haxhiu. Faleminderit trajnerit Veton Çitaku që më ka ndihmuar shumë gjatë kësaj kohe, faleminderit vajzave për punën dhe bashkëpunimin deri sot, ju dëshiroj shëndet dhe shumë suksese në vazhdimësi,” ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.
KFF Mitrovica është superiore zakonisht në elitë të futbollit femror. Skuadra nga tri ndeshjet e para të stinorit 2021/22 ka shënuar tri fitore dhe ka goldallim prej 39-0.
Ato e nisën sezonin me fitore 12-0 ndaj Lirisë, për të vazhduar 0-8 ndaj Malishevës dhe së fundi 19-0 ndaj Intelektualeve.