URUGUAJANI
Suarez kafshoi dhe kërkoi falje
30 June, 2014 @20:09
Luis Suarez, duke mos u marrë me interesimin e Hajvalisë, ka bërë një punë më të mençur sot. Uruguajani i ka kërkuar falje publike Giorgio Chiellini për kafshimin ndaj italianit.
“E vërteta është se kolegu im Chiellini ka pësuar fizikisht si rezultat i një kafshimi pas një goditjeje me mua. Më vjen keq për atë që ka ndodhur. I kërkoj falje Chiellinit dhe familjes së futbollit. Një incident i tillë nuk do të përsëritet më,” ka shkruar Suarez në llogarinë e tij personale të Twitter.
suarez ditë më parë kishte thënë se kishte humbur ekuilibrin dhe kishte rënë me dhëmbë në krahun e tij si pasojë e shtyerjes.
Suarez është suspenduar nga FIFA me 4 muaj moslojë në të gjitha garat, derisa Chiellini është viktima e tretë e tij pas Otman Bakkal të PSV-së në 2010 dhe Branislav Ivanovic të Chelsea në 2013.