SHAQIRI
Si Zvicra, si Kosova!
30 June, 2014 @17:08
Ylli që po shëndrit në Kampionatin Botëror Brazil 2014 me fanellën e përfaqësueses së Zvicrës, Xherdan Shaqiri, edhe njëherë ka treguar se nuk e ka harruar vendlindjen e tij.
Shaqiri ka postuar një mesazh emocional në Facebook, të bashkangjitur me fotografinë e tij.
“Unë e ndjej njëjtë Zvicrën dhe Kosovën, vendin e prindërve të mi që jam i lidhur emocionalisht. Unë i dua të dyja vendet mbi të gjitha,” ka shkruar Shaqiri në gjuhën gjermane.
Shaqiri, dhe katër shqiptarët e tjerë të Zvicrës, Xhaka, Behrami, Xhemajli dhe Mehmedi, nesër do ta kenë testin e vështirë kundër përfaqësueses së Argjentinës për të siguruar vendin në çerekfinale të Botërorit.