SHKËNDIJA
Shkëndija gati për Europë
30 June, 2014 @16:22
Skuadra nga Tetova, Shkëndija, ka krijuar imazh të ngjashëm si skuadrat e mëdha europiane. Kjo pasi ekipi kuqezi është bërë me një autobus superlukzos, me të cilin skuadra do t’i kryej udhëtimet jashtë vendit, përfshirë edhe udhëtimet për ndeshjet kualifikuese të Europa League.
Autobusi është dhuratë e kompanisë “Ecolog”, e cila është sponzori kryesor i klubit, ndërsa udhëtimi i parë jashtë vendit me këtë autobus do të bëhet për ndeshjen kthyese kundër ekipit nga Moldavia, Zimbru, në kuadër të kualifikimeve për Europa League, që luhet më 10 korrik.
Zimbru është kundërshtari i rundit të parë kualifikues për Europa League i Shkëndijës, ndërsa në rast se tetovarët arrijnë t’i eliminojnë moldovët, atëherë në rundin e dytë do të përballen me CSKA-në e Sofjës nga Bullgaria.
Shkëndija, pjesë e së cilës është edhe ish sulmuesi i Ferizajit dhe i Prishtinës, Astrit Fazliu, ndeshjen parë kundër Zimbrus e luan nesër (e martë) me fillim nga ora 18:00 në stadiumin e qytetit në Shkup.