ALEXIS
I ngritet çmimi
30 June, 2014 @12:50
Nënkampionja e Spanjës, Barcelona, ka ngritur çmimin e dëmshpërblimit të Alexis Sanchezit, pas paraqitjeve të tij në “Brazili 2014”.
Alexis i ka ndihmuar vendit të tij që të arrijë TOP 16-shen e Botës, derisa Marca ka raportuar se janë disa skuadra që interesohen për shërbimet e kilianit, e ndër më seriozët është Liverpool.
Përveç ekipit nga Anfield Road, për kilianin këmbëshpejtë janë të interesuar edhe Arsenal, Juventus dhe Manchester United.
Barcelona kishte marrë sinjale se Arsenal është i gatshëm të paguajë 35 milionë euro për shërbimet e tij, por katalonasit kanë ndalë biznesin deri sa të përfundojë kampionati - e që sipas Marcas, besohet që çmimi i kërkuar nga Barcelona është 40 milionë euro.
Në anën tjetër, vetë lojtari ka bërë të ditur se ka qejf të qëndrojë te Barcelona, derisa pret përgjigjen definitive nga trajneri i ri i tyre, Luis Enrique, a e dëshiron apo jo në ekip.
Alexis Sanchez me Kilin ka arritur të tetën e finales së Kupës së Botës në “Brazili 2014” duke u eliminuar nga vendasit vetëm pas ekzekutimit të penalltive.
Sanchez kishte shënuar golin e barazimit të Kilit në këtë ndeshje, e cila përfundoi me barazim 1-1.