Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRAMA

Kosta Rika, vazhdon historinë

Kosta Rika, vazhdon historinë


30 June, 2014 @0:37

Kosta Rika është treguar shumë e saktë pas penalltive të ekzekutuara për të eliminunar Greqinë në të tetën e finales së Kampionatit Botëror, 5-3. 

Ekipi i një vendi të vogël mezoamerikan, ka vazhduar të shkruajë historinë dhe befasinë e madhe të këtij Botërori. 

Ata udhëheqën në pjesë të dytë nëpërmjet kapitenit të tyre, Bryan Ruiz, derisa më vonë mbetën me 10 lojtarë në fushë pas përjashtimit të mbrojtësit Oscar Duarte. 

Greqia barazoi vetëm në minutën e fundit të takimit kur Sokratis Papastathopoulos shënoi për 1-1. 

Në vazhdime përkundër disa rasteve - nuk kishte gola dhe në fund penalltitë përcaktuan kundërshtarin e Holandës në çerekfinale, derisa Theo Gekasit penalltinë ia mbrojti portieri kostarikan, Keilor Navas. 

SKEMA



PENALLTITË:

# KOSTA RIKA GREQIA Rez.
Seria I Celso Borges GOL Kostantinos Mitroglou GOL 1-1
Seria II Bryan Ruiz GOL Lazaros Christodoupoulos GOL 2-2
Seria III Giancarlo Gonzales GOL Jose Holebas GOL 3-3
Seria IV Joel Campbell GOL Theofanis Gekas X 4-3
Seria V Michael Umana GOL - - - 5-3

 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014