Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

Grekët refuzojnë bonuset e dhëna nga kryeministri

Grekët refuzojnë bonuset e dhëna nga kryeministri


29 June, 2014 @21:06

Greqia, që ka bërë njërën ndër befasitë më të mëdha të futbollit modern, duke e fituar titullin e Europës në Euro 2004, është treguar përsëri ekip kompakt dhe tepër krenar. 

Kryeministri i këtij vendi, Antonis Samaras, u ofroi bonuse në para të gjithë lojtarëve të kombëtares për arritjen historike në “Brazili 2014”, kualifikimin në të tetën e finales. 

Mirëpo, djelmoshat e refuzuan këtë. 

“Nuk duam para shtesë, bonuse. Ne luajmë për Greqinë dhe njerëzit e saj. E tëra çka duam është përkrahja juaj dhe një iniciativë e juaj për krijimin e një qendre sportive për kombëtaren e futbollit,” kanë thënë lojtarët në një letër të shkruar sipas faqes greke newsbomb, transmeton Eurosport. 

Greqia sonte luan ndeshjen e së tetës së finales së Botërorit ndaj Kosta Rikës. 


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014