Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

JULIO CESAR

Portieri rezerv i ligës së dytë, shpëton Brazilin

Julio Cesar, në kulmin e karrierës, te Inter/ REUTERS/ Arkiv

Portieri rezerv i ligës së dytë, shpëton Brazilin


29 June, 2014 @11:26

Raste të panumërta, pritje, shtylla, gola të anuluar, kartonë, faull, e gjithçka tjetër kishte në ndeshjen e parë të së tetës së finales Brazili-Kili dje. 

Mirëpo, që të çohet një portier rezerv i një ekipi nga liga e dytë angleze të shpëtojë Brazilin nga Botërori - është tregues i madh. 

Julio Cesar është portier i mirë. Këtë e din shumëkush. Por që në 12 muajt e kaluar ka ngrohur bankën rezervë të ekipit të ligës së dytë angleze, Queens Park Rangers dhe se ka qenë i harruar nga opionini - nuk përmendet. 

Cesar tash ka kaluar të mbrojë për Toronton në ligën elite amerikane të futbollit, por në anën tjetër do t’i bëj edhe njëherë të mendojë ekipet europiane - e posaçërisht ato angleze, që duken të jenë kampione të humbjes së lojtarëve cilësor. 

Julio Cesar dje ka mbrojtur dy penalltitë e para të Kilit dhe atë nga dy sulmuesit më të rrezikshëm të saj, Alexis Sanchez dhe Maurizio Pinilla - që ka mbajtur Brazilin në Kupën e Botës ende. 

Cesar 34 vjeç, edhe gjatë 120 minutave ka bërë disa intervenime vendimtare - që kanë shpëtuar fytyrën e Kareokave në të tetën e finales. 


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014