LOS CAFETEROS
Arritja historike e kafexhinjëve, faktet kolumbiane
29 June, 2014 @1:07
Fitorja e Kolumbisë ndaj Uruguajit 2-0, që i ka çuar kafexhinjtë në çerekfinale të Botërorit - ka thyer rekordin e këtij vendi, pasi që kolumbianët asnjëherë më parë nuk kanë arritur te 8 ekipet më të mira të Kupës së Botës.
E dhjetëshja e Kolumbisë, James Rodriguez, që ka shënuar dy golat në fitoren e ekipit të tij, është njeriu i parë që shënon gol në katër ndeshjet e para të Botërorëve, pas Ronaldos dhe Rivaldos së Brazilit në “Kore dhe Japoni 2002”.
Për më tepër, Rodriguez, ka arritur kuotën e pesë golave në Botëror, numër ky që në dy Botërorët e kaluar - ka qenë i mjaftueshmë për të arritur Këpucën e Artë të Botës.
Fakti tjetër i rëndësishëm në lojën e Kolumbisë është Juan Cuadrado. Mefsushori i Fiorentinës, ka regjistruar me sonte 4 asistime në Kupë të Botës - duke dalë në vendin e parë të asistuesve të Botërorit. E nëse kihet parasysh se ai gjatë tërë stinorit 2013/14 në Serie A ka bërë 5 asistime në 32 ndeshje të zhvilluara - tregon gjithashtu ngritjen e formës së tij.
Cuadrado me këtë ka arritur Francesco Tottin e Italisë dhe Juan Roman Riquelmen e Argjentinës, duke u bërë njeriu i parë që ka regjistruar katër asistime në Kupë të Botës që nga “Gjermania 2006”.