Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRBALLË BRAZILIT

Rodriguez çon Uruguajin në shtëpi

Rodriguez çon Uruguajin në shtëpi


29 June, 2014 @0:40

Kolumbia do të jetë kundërshtarja e nikoqirit dhe fituesit të pesëfishtë të titullit të Botës, Brazilit, në çerekfinale të Botërorit. 

Ylli i ri i Monacos, James Rodriguez, ka qenë njeriu që ka dërguar Kolumbinë e mirëorganizuar, në tetë ekipet më të mira të Botës në “Brazili 2014”. 

Goli i parë i tij ka qenë ndër më të bukurit e shënuar deri më tani në Brazil, kur goditi me volej për të mposhtur Fernando Musleran, derisa të dytin që e shënoi në pjesë të dytë - e shënoi si një sulmues i rryer duke qenë më i gjindshmi në tollovinë e zonës së portierit. 

Kolumbia, përkundër mungesës së sulmuesit më të mirë të tyre në Botëror, Radamel Falcao, ka treguar se është skuadër tejet e fortë, derisa në anën tjetër Uruguaji, pa sulmuesin Luis Suarez, ishte shterp dhe jokreativ në sulm. 

Përveç disa goditjeve nga Cristian Rodriguez dhe Edinson Cavani, që nuk rrezikuan edhe shumë portën kolumbiane, Uruguaji nuk kishte tepër diçka për tu vlerësuar në këtë ndeshje - që i kthen ata në shtëpi nga Botërori. 

SKEMA


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014