LEGJIONARI
Gavazaj optimist me Gentin
28 June, 2014 @15:43
Ylli i ri i futbollit belg, Enis Gavazaj, që kaloi nëpër rrugë kosovare e në kombëtare shqiptare për të arritur futbollin europian - ka publikuar fanellat e reja për stinorin e ri të ekipit të tij - Gent.
Gavazaj i cili stinortin e kaluar debutoi në ekip të parë të Gentit duke regjistruar 7 paraqitje dhe duke kaluar 175 minuta në fushë, ka shkruar në rrjetin social Facebook, se mezi pret stinorin e ri të kampionatit.
“Fanellat e reja, stinori i ri, mision i ri,” ka shkruar futbollisti shqiptar i ekipit belg në llogarinë e tij, që lë të nënkuptojë optimizëm për sukses, dëshirë për fitore, por edhe ngritje të ekipit në renditje.
Gavazaj në stinorin e ri pritet të ketë numër më të madh të minutave që do të kalojë në fushë të lojës, pasi që me lojërat e tij çdo ditë e më shumë po bind drejtuesit e ekipit.
Gent që përfundoi stinorin e kaluar në pozitën e shtatë të tabelës, kësaj radhe kërkon plasman në Europë për stinorin vijues, derisa po kalojnë fazën përgatitore.