Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHAQ FACTOR

Shkëlqimi i Xherdanit

Shkëlqimi i Xherdanit


28 June, 2014 @14:18

Grupi E i “Brazilit 2014” ka qenë zbavitës. Ekuadori dhe Zvicra luftonin për vendin e dytë para se t’ia nis Botërori, pasi që Franca llogaritej e pakapshme. 

Në fund, doli që të jetë vendi europian që arriti kualifikimin dhe të sigurojë një vend në 16 më të mirët e Botës, bashkë me një të tetë të finales - ndaj Argjentinës. 

Vetëm një gol i Ekuadorit ndaj Francës do të mund të ndërronte tërë kahjen e këtij grupi, mirëpo një paraqitje mahnitëse e yllit të ri të Bayernit, Xherdan Shaqiri, që ia dha Zvicrës fitoren e lehtë 3-0, që ia siguroi Zvicrës kalimin edhe në saje të fitores eventuale të Ekuadorit. 

Shaqiri është duke impresionuar me paraqitjet e tij në Kupë të Botës, pasi që memzi ka pritur lirimin nga presioni dhe detyra e zëvendësuesit në Bayern. 

Ai këtu para miliarda shikuesve po mundohet të tregojë atë që e di më së miri dhe vetëm disa ditë pasi që u kritikua nga mediat e kombëtares së tij, Zvicrës. 

Për më tepër shikoni statistikat fenomale të Xherdanit para ndeshjes së 1 korrikut ndaj Argjentinës. 


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014