AFRICA
Algjeria shkruan histori me boshnjakun
27 June, 2014 @15:53
Trajneri boshnjak, Vahid Halilhodzic, llogaritet të jetë njeriu që i ktheu vetëbesimin ekipit afrikan - që arriti për herë të parë në histori të saj fazën eliminatore të Kampionatet Botërore.
Algjeria që barazoi ndaj Rusisë mbrëmë u bë skuadra e dytë nga Afrika që siguroi TOP 16-shen e “Brazili 2014”, derisa boshnjaku që po qëndron në krye të ekipit beson se ata do t’i shkaktojnë probleme Gjermanisë së fuqishme në të tetën e finales.
Me këtë sukses, Algjeria është bërë ekipi i gjashtë afrikan në histori të Kampionateve Botërore që ka arritur fazën eliminuese (pas Marokos, Kamerunit, Nigerisë, Senegalit dhe Ganës).
Gjithashtu, është hera e parë që dy ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore brenda një Botërori (Algjeria dhe Nigeria).