Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BONUS

Nigeria në bojkot

Nigeria në bojkot


27 June, 2014 @15:47

Ekipi nigerian në Brazil ka bojkotuar stërvitjet e ditës së sotme në Campinas të Brazilit, ku po qëndron ekipi afrikan. 

Nigeria që ka siguruar të tetën e finales ku do të përballet me Francën, zyrtarisht ka anuluar stërvitjen e ditës së sotme, pasi që nuk kanë marrë paratë e premtuara nga Federata e këtij vendi. 

BBC ka mësuar se ka një mosmarrëveshje në interpretimin e bonuseve të premtuara nga Federata dhe lojtarëve. 

Lojtarët presin që tu pagohet 15 mijë dollarë për kokë, për fitore ndaj Bosnjës e Hercegovinës (10 mijë) dhe barazim ndaj Iranit (5 mijë). Ata gjithashtu presin nga 30 mijë dollarë shtesë për kualifikim në të tetën e finales. 

Në anën tjetër Federata i ka premtuar paratë për fitore dhe barazimin e arritur plus 30% të fitimit nga FIFA që u ipet kombëtareve që arrijnë të tetën e finales. 


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014