Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

11-shja më e mirë dhe më zhgënjyese e Botërorit

11-shja më e mirë dhe më zhgënjyese e Botërorit


28 June, 2014 @1:37

Para fillimit të ndeshjeve të 1/8 së finales së Kupës Botërore, kanali televiziv Eurosport, ka bërë një analizë të hollësishme të paraqitjes së futbollistëve pjesëmarrës aty, duke e krijuar ekipin më të mirë dhe atë zhgënjyes. 

Kështu, derisa Neymar, Leo Messi dhe Thomas Muller bëjnë pjesë në sulmin e ekipit më të mirë të deritashëm të Botërorit, nuk është për tu çuditur se sulmin e ekipit që zhgënjeu e përbëjnë të eliminuarit, Crisitano Ronaldo dhe Diego Costa. 

Argjentina ka më së shumti futbollistë te ekipi më i mirë i Kampionatit deri më tani, ku bëjnë pjesë tre futbollistë, prej të cilëve dy mbrojtës - që konsiderohet pika më e dobët e argjentinasve! 

Leo Messi dhe mbrojtësit e krahut, Marcos Rojo e Pablo Zabaleta - përbëjnë argjentinasit e ekipit më të mirë, derisa asnjë skuadër tjetër nuk ka më shumë se një futbollistë në këtë ekip. 

Në anën tjetër te ekipi që zhgënjeu, më së shumti lojtarë ka Spanja, ku Diego Costa, Andres Iniesta dhe Sergio Ramos - janë tre spanjollët që zhgënjyen më së shumti, krahas dy anglezëve, Steven Gerrard e Leighton Baines, e dy portugezëve, Cristiano Ronaldo dhe Pepe. 

Për më tepër, shikoni fotografitë në galeri se cilët janë futbollistët që bëjnë pjesë në këto ekipe. 



FORMACIONET:

Ekipi më i mirë: 1. Guillermo Ochoa MEX, 2. Pablo Zabaleta, ARG 3. Marcos Rojo, ARG 4. Jan Verthongen BEL, 5. Rafael Marquez MEX, 6. Blaise Matuidi FRA, 7. James Rodriguez COL, 8. Arjen Robben HOL, 9. Thomas Muller GER, 10. Lionel Messi ARG dhe 11. Neymar BRA.
Ekipi më zhgënjyes: 1. Igor Akinfeev RUS, 2. Sergio Ramos SPA, 3. Leighton Baines ANG, 4. Pepe POR, 5. John Boye GAN, 6. Wilson Palacios HON, 7. Alex Song KAM, 8. Steven Gerrard ANG, 9. Diego Costa SPA, 10. Andres Iniesta SPA, 11. Cristiano Ronaldo POR.

 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014