URUGUAJ
Tabarez dorëhiqet nga FIFA
28 June, 2014 @13:46
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Uruguajit, Oscar Tabarez, ka dhënë dorëheqje nga detyrat e tij në FIFA, për shkak të dënimit të ashpër të dhënë nga shtëpia botërore e futbollit ndaj sulmuesit të këtij vendi.
Tabarez, që është edhe pjesë e Komisionit për Përcaktim të Strategjisë në FIFA, ka dhënë dorëheqje pasi që u shqiptua suspendimi për Suarezin.
Uruguaj sonte ndeshet me Kolumbinë në kuadër të së tetës së finales së Kupës së Botës dhe mungesa e Suarezit llogaritet hendikep i madh për uruguajanët.
Ndeshja ndërmjet këtyre dy kombëtareve luhet me fillim prej orës 22:00 sonte në Maracana të Rio de Janeiros.
Dorëheqja e Tabarezit në konferencën për shtyp është përcjellë me duartrokitje nga të gjithë gazetarët dhe fotoreporterët latinoamerikanë.