BELO HORIZONTE
Brazili arrin çerekfinalen pas penalltive dramatike
28 June, 2014 @19:50
Julio Cesar është më meritori që çoi Brazilin në tetë ekipet më të mira të Botërorit. Ai ka pritur dy penallti të para të kilianëve, për të arritur më vonë te fitorja pas dështimit të Gonzalo Jarras, që qëlloi shtyllën në penalltinë vendimtare.
E sa i përket ndeshjes, Maurizio Pinilla i Kilit në minutën e 120-të ka dridhur shtyllën horizontale të portës së Julio Cesarit - ku Brazili shpëtoi pa u eliminuar para penalltive.
Brazilit dhe Kilit nuk i mjaftuan 90 minutat e kohës së rregullt për të përcaktuar fituesin e ndeshjes.
Përkundër se pjesa e parë paralajmëroi lojë me gola, si duket lojtarët në pjesën e dytë humbën koncentrimin në momente kyqe për shkak të temperaturave të larta.
Qendërmbrojtësi i ri i Paris St Germain, David Luiz, shënoi gol me kokë pas kornerit të Neymarit për rezultatin 1-0, derisa Alexis Sanchez i Barcelonës ka shfrytëzuar një pasim jo të mirë nga mbrojtja braziliane për të barazuar mjeshtërisht nga afërsia, 1-1.
Në pjesë të dytë, Brazili shënoi një gol nëpërmjet sulmuesit të Zenit St Petersburg, Hulk, por u anulua nga referi për shkak të pretekstit të lojës me dorë nga majtaku i fuqishëm.
Nga minuta e 85-90 e takimit, Kili mbylli Kareokët në portë të tyre, duke tentuar disa herë për befasinë në fund të 90 minutave - por nuk e arriti.
Ajo çka duhet të theksohet, është se arbitri anglez, Howard Webb, i ka mbajtur ligjeratë drejtësie futbollistëve latinoamerikanë në këtë ndeshje që tentonin të nxirrnin penallti e faull nga - asgjëja.
PENALLTITË:
# | BRAZILI | KILI | Rez. |
Seria I | David Luiz GOL | Maurizio Pinilla X | 1-0 |
Seria II | Willian X | Alexis Sanchez X | 1-0 |
Seria III | Marcelo GOL | Charles Aranguiz GOL | 2-1 |
Seria IV | Hulk X | Marcelo Diaz GOL | 2-2 |
Seria V | Neymar GOL | Gonzalo Jarra X | 3-2 |