Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MUNGESA

Podolski mungon ndaj Algjerisë

Podolski mungon ndaj Algjerisë


29 June, 2014 @1:32

Lukas Podolski, sulmuesi majtak i Gjermanisë, do të mungojë në ndeshjen e së tetës së finales së Kupës së Botës që vendi i tij e luan ndaj Algjerisë të hënën. 

Lojtari i Arsenalit ka pësuar tërheqje të muskulit në ndeshje ndaj SHBA-së, që Gjermania e fitoi 1-0 dhe trajneri i reprezentacionit, Joachim Low ka bërë të ditur se ai nuk do të jetë i gatshëm për përballjen me ekipin afrikan. 

“Podolski do të mungojë në ndeshjen e radhës. Ai e ka muskulin e lënduar dhe do t’i duhen 3 ditë pushim për tu kthyer në ekip,” ka thënë Low, transmetojnë mediat e huaja. 

Gjermania llogaritet favorite absolute në ndeshje me Algjerinë dhe pritet të kalojë lehtë në çerekfinale pas performanace të treguara në Grupin G të Botërorit. 


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014