Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEKERMAN

Kolumbia në festë

Kolumbia në festë


29 June, 2014 @11:08

Trajneri argjentinas i Kolumbisë, Jose Nestor Pekerman, është shprehur të jetë tejet i lumtur me arritjen e ekipit në çerekfinale të Kupës së Botës. 

Kolumbia mbrëmë arriti që për herë të parë në histori të vendin ta shkruaj emrin në tetë përfaqësueset më të mira të botës, duke siguruar çerekfinale ndaj vendasve - Brazilit. 

“Po e ndjej lumturinë. Njerëzit e Kolumbisë kanë kërkuar shumë këtë lloj lumturie dhe tani më e kanë. Le të jetojë Kolumbia,” ka thënë i emocinuar 64 vjeçari argjentinas. 

Ylli i ri i Monacos, James Rodriguez, ka qenë njeriu që me dy gola ka eliminuar Uruguajin në të tetën e finales. 


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014