ROBBEN
Kërkon falje për simulim
30 June, 2014 @13:04
Krahu holandez që po dallohet me paraqitje tejet të mira në Botëror, Arjen Robben, është kritikuar mjaft për shkak të ‘simulimit’ që ia dha penalltinë Holandës në minutën e fundit të ndeshjes ndaj Meksikës dje.
Mirëpo, holandezi duke folë me BBC-në ka bërë të ditur që e ka bërë një gjë të tillë, por jo në minutën e fundit të takimit!
“Më duhet të kërkojë falje. Në pjesën e parë të ndeshjes simulova për të nxjerrë penallti. Por ajo në minutën e fundit, nuk ishte simulim,” citohet të ketë thënë Robben.
Me penalltinë e minutës së fundit, Holanda arriti te çerekfinalja e Kupës së Botës, kur penalltinë e fituar nga Robben e realizoi Klas Jan Huntelaar për fitoren e Tulipanëve, 2-1.