BRASILIA
Franca shpërthen në fund
30 June, 2014 @19:41
Franca është çerekfinalistja e radhës në Kupën e Botës. Ekipi i Didier Deschamps ka arritur që të mposht Nigerinë me rezultat 2-0.
Përkundër se Nigeria ka pasur më shumë se loja në pjesë të parë, ata dalëngadalë kanë pësuar rënie në lojë derisa në një moment - pak para përfundimit të ndeshjes ndezet Karim Benzema.
Me iniciativën e tij Franca nis të krijojë në sulm, derisa pas pak çastesh shënon edhe Paul Pogba me kokë, duke kapur një top nga korneri.
Pas këtij goli ekipi i Stephen Keshi ra tërësisht nga loja dhe u shkëput fare nga koncentrimi, derisa pranuan edhe një në fund nga autgoli i kapitenit, Joseph Yobo.
Me një lojë të mençur dhe duke u treguar të durueshëm përkundër presionit, Gjelat kanë arritur të futen në TOP 8 të Botës.
Ata do të ndeshen me fituesin e ndeshjes Gjermania - Algjeria.