KLAUZOLA
Suarez kushton 200 mln euro
16 December, 2016 @6:08
Pasi që nënshkroi kontratën e re me Barcelonën, është bërë e ditur edhe klauzola për ndarjen potenciale të Luis Suarezit nga ekipi katalonas.
Mediat kanë zbuluar se Barcelona ka vendosur klauzolë prej 200 milionë eurove për sulmuesin uruguajan në kontratë, që domethënë se ekipet e interesuara për te para vitit 2021, do të duhet t’ia paguajnë Barcelonës këtë shumë për prishjen e kontratës.