Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EKIPI PO MBUSHET ME PËRVOJË!

Suhareka shton edhe 5-futbollistë me përvojë në ekip

Suhareka shton edhe 5-futbollistë me përvojë në ekip


29 June, 2023 @8:28

Skuadra e Suharekës, që ditë më parë emëroi Granit Begollin trajner, ndërsa në skuadër shtoi lojtarët si Leart Emini e Roni Gashi, dje ka zyrtarizuar edhe një kontigjent lojtarësh me përvojë për ekipin e parë dhe ashtu siç shkruan njoftimi i klubit “për t’i përmbushur objektivat e klubit”.

Viktor Kuka @ Suhareka

Qendërmbrojtësit Dardan Jashari dhe Antonio Marku, mbrojtësi i djathtë Viktor Kuka, mesfushori Burim Qorri dhe sulmuesi Astrit Berisha, janë prezantuar si lojtarë të rinj të ekipit të Suharekës, ekip ky siç u tha me emër të ri, ku A&N ndërroi emrin!

Dardan Jashari

Jashari e Berisha vijnë në ekip pas ndarjes së tyre me Lirinë e Prizrenit, ku luajtën në stinorin e kaluar. Qorri arrin prej 2 Korrikut, ndërsa Kuka vjen nga Drenica e Marku si lojtar i A&N-së. Me shtatëshen që veçse ka përvojë të dëshmuar, posaçërisht në Ligë të Parë të Kosovës, FC Suhareka pritet të jetë ndër ekipet që do të mundohen të bëjnë garë për dy vendet e para që dërgojnë në elitë!

Burim Qorri

FC Suhareka që u krijua këtë qershor, pritet të zë vendin e A&N-së në Ligë të Parë - Grupi A.

Antonio Marku @ Suhareka

Ekipi pas “riemërimit” siç u quajt, ka nisur përgatitjet për stinorin 2023/24 me synime të konsiderueshme.◼️

 


 
Të gjitha lajmet nga