Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA E PARË

Sulmohet referi, ndërprehet ndeshja Rahoveci-Flamurtari

Sulmohet referi, ndërprehet ndeshja Rahoveci-Flamurtari


2 November, 2016 @16:20

Ndeshja e xhiros së 12-të në Ligën e Parë ndërmjet Rahovecit dhe Flamurtarit, nuk u zhvillua deri në fund.

Menjëherë pas golit të Flamurtarit në pjesën e dytë të shënuar nga Visar Zogiani për rezultatin 0-1, disa lojtarë të Rahovecit tentuan ta sulmojnë referin kryesor të ndeshjes, Besnik Batallin, me ç‘rast tifozët vendas u acaruan dhe u futën në fushë, duke bërë që ndeshja të ndalet në gjysmë dhe të mos vazhdojë më.

Pas këtij rasti, Flamurtari pritet ta fitojë ndeshjen 3-0 në tavolinë, ndërsa Rahovecin e pret dënimi nga FFK-ja.


 
Të gjitha lajmet nga