Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENICA - LLAPI

Super Arbnor Ramadani, Llapi fiton në Skenderaj

Foto: KF Llapi

Super Arbnor Ramadani, Llapi fiton në Skenderaj


30 November, 2020 @14:56

Me fitoren e mysafirëve nga Podujeva është mbyllur dueli i sotëm mes Drenicës dhe Llapit në Skenderaj.

Dueli i luajtur sot në “Bajram Aliu” në fund u mbyll 0-1 (Arbnor Ramadani 88’).

Në pjesën e parë, skuadra e Drenicës rrezikoi përmes Tahirit e Zabërgjes, kurse mysafirët u kundërpërgjigjen me rastet e Zhdrellës e Jonuzit, mirëpo asnjëra skuadër nuk arriti ta gjejë golin në këtë pjesë.

TABELA AKTUALE

E goli i fitores u shënua nga mysafirët shumë pak pa u mbyllur ndeshja.

Në minutën e 88’ të ndeshjes, fitoren e tretë sezonale për Llapin e solli Arbnor Ramadani, që nga distanca shënoi një supergol.

Kjo fitore është më se e mirëpritur për Llapin në luftën për mbijetesë, derisa për Drenicën sot ishte humbja e tretë rresht në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga