Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA - VUSHTRRIA

Super Drita, goleadë për kryesim!

Super Drita, goleadë për kryesim!


3 October, 2019 @16:22

Momentumin e fituar pas triumfit në derbi, Drita e ka vazhduar edhe në përballjen e sotme ndaj Vushtrrisë.

Gjilanasit sot triumfuan lehtësisht me rezultat 5-1 ndaj Vushtrrisë, në një takim që nuk pati shumë histori, me vendasit që në asnjë moment nuk lanë dilemë sa i përket fituesit.

Lucas Cardoso e hapi serinë e golave në minutën e 21’ të ndeshjes, e më pas goli i Bujar Shabanit (39’) i dërgoi skuadrat në pushim pranë rezultatit 2-0.

E në pjesë e dytë, Drita shënoi edhe 3 herë (Betim Haxhimusa 51’ e 84’ dhe Xhevdet Shabani 62’), ndërkohë që Vushtrria golin e nderit e gjeti në minutën e 80’ përmes penalltisës së Matheus De Paulas, duke bërë kështu që ndeshja të mbyllet me rezultatin përfundimtar 5-1.

TABELA AKTUALE

Kjo fitore bën që Drita falë golaverazhit të jetë lidere e Superligës aktualisht, kurse Vushtrria për momentin ndodhet në një pozitë tejet të palakmueshme.

a


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga