Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YOUNG BOYS 3-2 ZURICH

Super-gol dhe asisti i Kolollit s’mjaftojnë për Zurichun

Super-gol dhe asisti i Kolollit s’mjaftojnë për Zurichun


19 June, 2020 @22:37

Treshja e reprezentacionit të Kosovës, Mirlind Kryeziu, Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli kanë qenë startues në duelin që ekipi i tyre Zurich, u mposht në fund nga Young Boysi lider 3-2 [Nsame 32, 81, 85 - Tosin 25, Kololli 38].

Zurichu dy herë ishte në avantazh në këtë ndeshje dhe atë me kontribut direkt të Kolollit, që asistoi në golin e parë dhe shënoi super-gol nga gjuajtja e lirë për 0-1 dhe 1-2.

TABELA AKTUALE

Mirëpo, forma e jashtëzanoshme e sontme e kamerunasit të liderëve, Jean-Pierre Nsame ka qenë vrasëse për mysafirët. Nsame shënoi hat-trick për t’i shuar shpresat e Zurichut për të nxjerrë pikë nga lideri dhe kështu ata u detyruan të dalin nga fusha kokulur.

Përndryshe nga futbollistët e Kosovës, vetëm Kololli u zëvendësua. Benjamin Kololli luajti 83 minuta, për tu zëvendësuar nga slloveni Bla Kramer.

 


 
Të gjitha lajmet nga International