DFB POKAL
Super Müller, Bayerni në finale
19 April, 2016 @22:20
Në ndeshjen e parë gjysmëfinale të DFB Pokal, fituese doli skuadra e Bayernit, e cila me dy golat e Thomas Müller mposhti skuadrën e Werder Bremenit.
Ndeshja u dominua totalisht nga skuadra nga ‘Allianz Arena’, e cila ishte edhe e favorizuar nga shorti që ndeshjen gjysmëfinale ta luajë në shtëpi. Bavarezët shënuan nga një herë për secilën pjesë për t’u kualifikuar në finalen e Berlinit.
Vlen të përmendet fakti që me dy golat e shënuara sonte, Thomas Müller tashmë ka 151 gola të shënuara me fanellën e Bayernit.
Në finale Bayerni pret fituesin e duelit Hertha Berlin - Dortmund, i cili zhvillohet nesër.