NË STAMBOLL

Superderbi turk, pa tifozë
20 March, 2016 @16:46
Superderbi i futbollit turk ndërmjet Galatasarayit dhe Fenerbahçes do të zhvillohet pa praninë e tifozëve, kanë bërë të ditur mediat turke pak më parë. Borozani.com
Ndeshja nis pas pak më shumë se dy orëve, ndërsa për shkaqe të sigurisë është marrë ky vendim.
Tifozë të cilët veçse gjendeshin në stadium, janë larguar nga aty pas paralajmërimit.
Turqia në ditët e kaluara ka qenë cak i sulmeve terroriste.