Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS NDESHJES

Sylvinho i kënaqur, por do edhe pak përmirësime

Sylvinho i kënaqur, por do edhe pak përmirësime


28 March, 2023 @0:33

Ishte ndeshja e parë e tij me Shqipërinë, ndërsa për herë të parë në kombëtaren shqiptare ishte një përzgjedhës brazilian. Sylvinho që zëvenëdsoi Edy Rejan në krye të kombëtares është ndarë i kënaqur me atë që treguan futbollistët në fushë, ndërsa ka thënë se me pak përmirësime ekipi do të mund t’ia arrijë evropianit, duke provuar të gjitha mundësitë.

“Lojtarët e kanë kuptuar shumë mirë idenë dhe filozofinë time. Jam i kënaqur, ekipi u përgjigj shumë mirë. Lojtarët treguan zemrën dhe shpirtin në fushë, ndaj një rivali të fortë. Kishim mundësi të barazonim, por futbolli kështu e ka,” ka thënë braziliani për mikrofonët e mediave shqiptare pas ndeshjes ndaj Polonisë, të cilën Shqipëria e humbi 1-0.

“Po ta kishim një miqësore para kësaj ndeshjeje, do të ishim edhe më të mirë. Kemi punuar mirë, jemi njoftuar me njëri-tjetrin dhe kushtet kanë qenë tepër të mira. Grupi kualifikues është i vështirë dhe në ekuilibër. Ne do të provojmë shanset tona,” ka shtuar ai ndër të tjera.


 
Të gjitha lajmet nga