KAMPIONI SYNON FITOREN
Synojnë fitoren
4 March, 2016 @22:16
Përkundër se nisën me barazim pjesën pranverore të Superligës, si njëri ndër klubet më të organizuara në të gjitha aspeketet, Ferronikeli kërkon fitoren e parë të pranverës nesër në “Rexhep Rexhepi” ndaj Llapit.
“Synojmë fitore ndaj Llapit,” ka thënë për Klan Kosovën shkurt Afrim Tovërlani, trajner i ekipit kampion të Kosovës, që morri detyrën pas përfundimit të stinorit vjeshtor.
Ferronikeli pret Llapin nesër në Drenas në ndeshjen që pritet të ngjallë interesim të madh të shikuesve.
Ferronikeli është i pari në klasifikim, ndërsa Llapi ka vetëm një pikë më pak dhe renditet në pozitën e tretë.
Video