Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LOJTARËT PO LARGOHEN NGA EKIPI I FUZIONUAR I KF DRENASIT

Talenti i Drenasit, nënshkruan me Malishevën

Talenti i Drenasit, nënshkruan me Malishevën


3 July, 2023 @15:41

Skuadra e Drenasit, që ditë më parë u shua duke u fuzionuar me Vëllaznimin e Gjakovës, tashmë po sheh se si lojtarët e saj po largohen në klube tjera. Njëri ndër ta është edhe i talentuari Laurent Xhylani, që luan në pozitën e sulmuesit dhe krah-sulmuesit. Borozani.com

Ai është zyrtarizuar sot si lojtar i ri i Malishevës në Superligë, ndërsa ekipi ka bërë të ditur që ka nënshkruar kontratë afatgjate me lojtarin, duke mos theksuar për sa vite.

“FC Malisheva konfirmon arritjen e marrëveshjes për transferimin e Top Talentit Laurent Xhylani nga KF Drenasi. Klubi njofton se ka nënshkruar kontratë afatgjate me njërin nga talentët më premtues në Futbollin Kosovar.
Laurenti edhe pse një talent i ri, është transferimi i së tashmes e po ashtu edhe i së ardhmes së klubit.”
- ka shkruar FC Malisheva në njoftim.

Xhylani tash 18-vjeç dhe 176-centimetra i gjatë, është i lindur në Prishtinë, ndërsa pos Drenasit si junior ka qenë pjesë e KF Feronikelit, gjithashtu tash i shuar/fuzionuar.◼️


 
Të gjitha lajmet nga