ATLETICO MADRID
Të fortë në shtëpi
22 November, 2014 @18:25
Kampioni i Spanjës, Atletico Madrid, ka vazhduar serinë e mirë të ndeshjeve, posaçërisht në shtëpi, ku nuk dinë për humbje.
Ata sot kanë tejkaluar kundërshtarin e radhës në La Liga, Malagën, të cilët i mposhtën 3-1. Mesfushori Tiago dhe françezi Antoine Griezmann (që shënoi edhe kudnër Shqipërisë) i dhanë epërsinë Rojiblancove, derisa sulmuesi paraguajan me përvojë, Roque Santa Cruz, uli epërsinë në 2-1.
Duke ditur që Malaga ka shënuar 5 fitore në 5 ndeshjet e fundit, Atletico morri më seriozisht ndeshjen për të shënuar edhe njëherë për të siguruar fitoren, 3-1. Golin vendimtar e shënoi qendërmbrojtësi, Diego Godin.
Me këtë fitore, Atletico Madrid, kalon përkohësisht në vend të dytë të tabelës.