Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GIANNI DE BIASI

Të rrezikshëm për vetëveten

Të rrezikshëm për vetëveten


26 March, 2016 @20:31

Trajneri italian i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, pas ndeshjes ka thënë se Shqipëria ishte më e rrezikshme për veten në gjysmë orët e para të ndeshjes sesa që rrezikohej nga kundërshtari.

“E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë. Skuadra jonë nuk mund të pësojë dy gola në atë mënyrë, ishin dy gabime tejet të evitueshëm. I dhuruam dy golat. Në pjesën e parë të lojës më të rrezikshëm për veten… ishim ne. 30 minutat e para të lojës nuk ishin të mira për ne, ndërsa në pjesën e dytë arritëm të ndryshonim gjithçka,” ka thënë fillimisht De Biasi.

“Folëm në dhomat e zhveshjes dhe me zëvendësimet e kryera arritëm ta ndryshonim lojën. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë se Austria. Episodi i kartonit të kuq ndikoi në rezultat, sepse nëse do të luanim me 11 lojtarë do të kishim barazuar. Pas kësaj ndeshje mund të them që më pëlqeu dëshira e madhe e treguar nga skuadra për të reaguar dhe për të ndryshuar në momentin e vështirë,” ka thënë ai.

Shqipëria pas tre ditës takohet me Luksemburgun në miqësoren e radhës të këtij muaji.


 
Të gjitha lajmet nga