SERIE A
Telashe te Interi
2 March, 2013 @11:28
Gjithçka ka ndodhur pas stërvitjeve të djeshme dhe ka filluar si një diskutim normal i përditshëm mes dyshes Cassano - Stramaccioni.
Mirëpo, çifti italian i Interit është nxehur aq shumë gjatë çështjes sa që kanë filluar t’i bërtasin njëri-tjetrit dhe në një moment kanë ardhë edhe shtyerjet, derisa kanë ndërhyrë futbollistët tjerë për t’i qetësuar gjakrat.
Sipas të përditshmes prestigjioze italiane, La Gazzetta dello Sport, ka qenë dyshja Dejan Stankovic dhe Ivan Cordoba që kanë ndezur edhe më fitilin e këtij muhabeti.
Kreu i Interit, Massimo Moratti, ka zbritur në fushë për t’i qetësuar futbollistët më vonë, derisa pritet që Antonio Cassano të mungojë në ndeshjen e kësaj xhiroje ndaj Catanias.