MALI I ZI - ANGLIA
Tensioni i humbjes së parë
26 March, 2013 @10:20
Mali i Zi nuk është befasisht në vendin e parë të Grupit H kualifikues që çon në Kampionat Botëror, Brazili 2014.
Ata ende nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje me Anglinë, ndërsa përveç barazimit si mysafir në Poloni dhe atë në ndeshjen e parë të grupit, të gjitha të tjerat i kanë fituar, përfshirë këtu edhe Ukrainën si mysafire.
Sonte gjakrat janë të nxehta, pasi që trajneri i kombëtares malaziase, Branko Brnovic, ka thënë se anglezët po frikësohen nga përfaqësuesja që e udhëheq ai.
Mirëpo, kësaj sot i ka dhënë përgjigje, Steven Gerrard, duke thënë se përfaqësuesja e albionëve do të flasë në fushë dhe nuk do të mirret me provokime të llojit të tillë. Asnjëra nga këto dy kombëtare ende nuk ka pësuar humbje në këtë grup dhe po duken si pretendentet më serioze për “Brazil” përkundër se në grup kanë përfaqësuese të papërshtatshme si Ukraina e Polonia.
NDESHJET E GRUPIT H - XHIRO V dhe VI
Mali i Zi - Anglia | |||
Polonia - San Marino | |||
Ukraina - Moldavia |
TABELA AKTUALE E GRUPIT H
1 | Mali i Zi | 13 pikë | ||
2 | Anglia | 11 pikë | ||
3 | Ukraina | 5 pikë | ||
4 | Polonia | 5 pikë | ||
5 | Moldavia | 4 pikë | ||
6 | San Marino | 0 pikë |