Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJAKOVË

Themeli vihet, nis pritja për stadiumin e Vëllaznimit me investim milionësh

Fotot: KFVellaznimi/fb & V.Dumoshi/fb

Themeli vihet, nis pritja për stadiumin e Vëllaznimit me investim milionësh


21 May, 2020 @19:40

Sot edhe solemnisht në Gjakovë është vendosur gurthemeli për fillimin e punimeve për ndërtimin e stadiumit të ri modern të qytetit të Gjakovës.

Ardian Gjini

KF Vëllaznimi që po lufton për mbijetesë në Ligë të Parë të Kosovës, tash e tutje pritet të ketë stadiumin modern.

Vlora Dumoshi

Ministrja e Sportit të Kosovës Vlora Dumoshi ka treguar se ka vendosur gurthemelin për stadiumin e ri të qytetit të Gjakovës, investim ky që kalon shifrën e 1 milionë eurove.

Stadiumi i qytetit te Gjakoves

Kreu i qytetit të Gjakovës në statusin e tij nuk ka përmendur shifra. Ai ka thënë se është një objekt me të cilin do të krenohet Gjakova.

Stadiumi i qytetit te Gjakoves

Në anën tjetër sportdashësit dhe adhuruesit e Vëllaznimit mirëpresin një investim të tillë në qytetin e Gjakovës.

Stadiumi i qytetit te Gjakoves

Mirëpo, mbetet të shihet se kur do të përfundojë një projekt i tillë, pasi që ka qytete shembuj, si Prizreni, ku me vite të tëra s’kanë përfunduar këto punime.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë