Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

THIAGO SILVA

Thiago Silva shpreson të ndeshet me ish-ekipin në Ligën e Kampionëve

Thiago Silva shpreson të ndeshet me ish-ekipin në Ligën e Kampionëve


11 May, 2021 @17:02

Mbrojtësi i Chelseat, Thiago Silva, shpreson të përballet me Milanin në sezonin tjetër të Ligës së Kampionëve, megjithatë e pranon se ishte e dhimbshme t’i shihte brazilianët e Juventusit të humbnin kundër Rosonerëve.

Mbrojtësi brazilian kishte kaluar 3 sezone e gjysmë me Milanin para se të kalonte tek PSG në vitin 2012. Ai kurrë nuk është përballur me Milanin por shpreson ta bëjë këtë në sezonin që po vjen.

“E kam menduar këtë moment që kur lashë Milanin. E kam menduar kualifikimin e Milanit në Ligën e Kampionëve çdo vit.” - tha 36 vjeçari për Sky Sport Italia.

“Këtë stinor jemi afër. E ndjeka ndeshjen kundër Juventusit. Ishte pak e dhimbshme për lojtarët brazilianë të Juventusit: Danilo, Alex Sandro, Arthur. Edhe për Gigin [Buffon] me të cilin kemi luajtur së bashku në Paris. Megjithatë, Milani luajti një super-ndeshje dhe e meritoi fitoren. Mendoj se e meritojnë të kualifikohen për në Ligën e Kampionëve. Kanë pasur një stinor të mrekullueshëm dhe e meritojnë për atë se çfarë kanë bërë në 6-7 muaj. Unë jam akoma fans i Milanit, shpresoj t’i takoj përsëri dhe të kthehem në San Siro, që është një stadium i veçantë për mua.” - u shpreh mbrojtësi brazilian.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League