SHTYLLA

REUTERS
Thiago Silva s’lëviz nga Parisi
15 July, 2013 @16:41
Interesimi i madh i Barcelonës për qendërmbrojtësin brazilian të Paris St Germain, Thiago Silva, do të bie në ujë 100%.
Së paku kështu thotë agjenti i lojtarit, i cili ka mohuar gjithçka lidhur me kalimin e Thiago Silvas në kampionin e Spanjës.
“Thiago Silva është futbollist i PSG-së. Ai ka kontratë dhe do ta respektojë atë,” ka thënë Paulo Tonietto, agjent i brazilianit.
Qendërmbrojtësi i shumëvlerësuar 28 vjeçar, Thiago Silva, erdhi në PSG stinorin e kaluar nga Milan për shumën e afro 45 milionë eurove.