Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DITËLINDJA

Tifozat Kuq e Zi festojnë 19-vjetorin

Foto & Video/ Tifozat Kuq e Zi/ fb

Tifozat Kuq e Zi festojnë 19-vjetorin


25 December, 2022 @10:12

Tifozëria e kombëtares kuq e zi, Shqipërisë, që tashmë 19-vjet gjindet thuajse në secilin stadium ku është ekipi kombëtar. Tifozat Kuq e Zi festojnë 19-vjetorin e tyre, ndërsa kanë falenderuar secilin anëtar e përkarhës përmes një videoje të bukur, që përkon me këtë datë, pas një aktiviteti të mbajtur në Krujë.

“Sot, Tifozat Kuq e Zi mbushin 19 vite nga themelimi me përkulje dhe falënderime çdo anëtari dhe mbështetësi në këtë rrugëtim fisnik, ku qëllimi i vetëm ishte dhe vazhdon të jetë t’i mbledhim rreth vetës të gjithë tifozët shqiptarë dhe unifikim drejt idealit tonë të përbashkët, të trashëguar nga të parët tanë e që asht bashkimi kombëtar. Andaj, ju ftojmë të gjithë ju të na bashkëngjitni në ketë rrugëtim. Më poshtë gjeni një video të shkurtër me rastin e 19 vjetorit të themelimit, aktivitet i cili u mbajt në Krujën tonë të bukur, në Krujën e Skënderbeut. O sa mirë me qenë Shqiptar!” — ka shkruar njoftimi i Tifozave Kuq e Zi, përcjellur nga videoja e mëposhtme.

 


 
Të gjitha lajmet nga